Haradinaj shkon në Gjakovë, Rahovec e Suharekë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës-AAK, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës, komuna këto të cilat udhëhiqen nga partia e tij.
Haradinaj ka njoftuar se vizita u bë për të parë nga far situatën e krijuar lidhur me virusin Korona, përcjell FaktePlus.
Përmes një shkrimi në profilin e tij ‘facebook’ ai thotë se në këto komuna ka parë nj mobilizim të stafit komunal dhe shëndetësor të këtyre komunave si dhe solidaritetin e qytetarëve.
Madje ai tha se nëpër markete ka furnizim të mjaftueshëm me mallra e që nuk ka vend për panik.
“Sot vizitova komunat e Suharekës, Rahovecit dhe Gjakovës për të parë nga afër situatën e krijuar lidhur me Coronavirusin COVID-19. Pashë një mobilizim të madh të stafit komunal dhe shëndetësor të këtyre komunave si dhe solidaritetin e qytetarëve. Në markete ka furnizim të mjaftueshëm me mallra dhe nuk ka vend për panik, ndërsa dua të falënderoj kompani të shumta private që po japin donacione për qytetarët. Rrini në shtëpi! Bashkë e kalojmë këtë sfidë”, ka shkruar Haradinaj.