Haradinaj: SHBA nuk duhet ta barazojë Kosovën me Serbinë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim ambasadorin e ShBA-së, në Kosovë, Philip Kosnett.
Haradinaj, në takim ka thënë se aktivizimi i SHBA-së në dialog është i mirëseardhur dhe inevojshëm, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, SHBA-të nuk duhet ta barazojnë Koosvën me Serbinë.
Postimi i tij i plotë:
Prita në takim Ambasadorin e SHBA-ve Z. Philip Kosnett ku diskutuam për vizitën time ne SHBA dhe takimet atje.
Ambasadorit Kosnett i thash se është i mirëseardhur dhe i nevojshëm aktivizimi i SHBA-ve në dialog. Shtetet e Bashkuara nuk duhet të barazojnë Kosovën me Serbinë si palë sepse orientimet tona në politikë të jashtme kanë kahje të kundërta. Përderisa Kosova stoikisht qëndron prapa SHBA-ve në të gjitha sfidat globale, Serbia vazhdon që të jetë sateliti dhe arma kryesore e Rusisë në Evropë.
I paraqita Ambasadorit Kosnett nevojën për marrëveshjen finale që rezulton në njohje reciproke në kufijtë ekzistues dhe kjo duhet të përmbyllet sa më shpejtë./FaktePlus