Haradinaj: Shantazhit të Beogradit po i vjen fundi, dhjetëra serbë aplikuan për ushtarë të Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shantazhit të Beogradit për serbët e Kosovës që të mos bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës po i vije fundi.
Kreu i ekzekutivit ka thënë se rreth 40 serbë kanë aplikuar për t’u bërë pjesë e ushtrisë së Kosovës, nga 200 sa kanë aplikuar nga komunitetet jo shumicë.
“Fakti që rreth 200 pjesëtarë të komuniteteve joshqiptare, prej tyre rreth 40 serbë, kanë aplikuar për ushtarë të Kosovës, është shenjë e qartë për integrimin dhe mirëbesimin në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Vullneti i bashkëqytetarëve serbë, që të integrohen në të gjitha strukturat e Kosovës së 17 Shkurtit dëshmon se shantazhit dhe instrumentalizimit të tyre nga Beogradi po i vjen fundi”, ka thënë Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook. /FaktePlus