Haradinaj: S’bashkëpunojmë me asnjë parti e cila kërkon heqjen e taksës
Kryeministri në dorëheqje, njëherit edhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se deputetët e partisë së tij do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit më 22 gusht në seancën e jashtëzakonshme.
E në rast se ndonjë subjekt politik i shmanget zgjedhjeve dhe tenton të krijoj qeveri teknike me kryeministër konsensual, kjo gjë sipas Haradinaj do të jetë e dëmshme për vendin.
Haradinaj në një intervistë për rtv21, ka treguar se nuk bashkëpunon me asnjë parti politike që e ka synim heqjen e taksës ndaj produkteve serbe dhe boshnjake. Taksë kjo që u vendos në nëntorin e vitit të kaluar e që u kundërshtua nga ndërkombëtarët.