Haradinaj: Qytetarët do t’ia nxijnë jetën Kurtit
Ish-kryeministri, Ramush Haradinaj ka kërkuar edhe një herë nga kryeministri Albin Kurti që të mos marrë vendim me heqjen e taksës, meqë sipas tij kjo nuk do të kalojë pa pasoja.
Haradinaj ka thënë se beson që Kosova ka të rinj e të reja që do t’ia nxijnë jetën Kurtit nëse ai vendosë që të heq taksën ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës e Hercegovinës.
Ai në Klan Kosova ka thënë se të rinjtë e Kosovës do të ‘ia ngjyjnë kryet me vo’, nëse Kurti e heqë taksën.
‘’Do të ketë të rinj që do t’ia ngjyjnë Kurtit me vo, bile të klluqta nëse e heqin taksnë. Është dashtë me e pru Koosvën në këtë peshë që është. Cila është kundërvlera. Është tepër axhami Kurti,është mos vet çka i bjen kjo. Thotë unë e prodhoj kundërvlerën, e heqë taksën, e sjell Serbinë dhe ia lë vetes fajin’’, ka thënë Haradinaj.