Haradinaj: Qeveria do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pranuar një letër falënderimi nga Instituri Demokratik Kombëtar në Kosovë, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen time në Javën e Gruas 2019.
Numri një i ekzekutivit të vendit është shprehur i nderuar me pranimin e kësaj letre, duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për fuqizimin e rolit të gruas.
“Qeveria e vendit do të jetë partner në fuqizimin e rolit të gruas në shoqëri. Ne kemi ndërmarrë hapa konkret në përmirësimin e infrastrukturës ligjore në këtë fushë dhe tash bashkë, do të punojmë në implementimin e këtyre hapave edhe në praktik”, ka shkruar Haradinaj në facebook.