Haradinaj premton përkrahje për prodhuesit vendorë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, po vazhdon t’i vizitojë ndërmarrjet prodhuese në Kosovë.
Haradinaj kësaj radhe ka vizituar ndërmarrjen prodhuese “Aulona” që merret me prodhimin e transformatorve distrubutiv në vaj dhe induktorëve.
“I lumtur të shoh që një traditë dhe emër ekonomik në Gjakovë, si Ndërmarrja Prodhuese “Aulona” po vazhdon operimin duke gjeneruar vende pune dhe duke eksportuar për tregun e huaj. Bashkë me kryetarin Ardian Gjini, vizituam këtë fabrikë për prodhimin transformatorve distrubutiv në vaj dhe induktorëve, që numëron 25 të punësuar dhe produktet e së cilës eksportohen në tregun e Gjermanisë”, ka thënë Haradinaj.
Kreu i ekzekutivit kosovar ka shtuar se përkrashja institucionale për prodhuesit vendor nuk do të mungojë, pasi ky është vit i ekonomisë.
“Pas Zonës së Veçantë ekonomike Amerikane dhe projekteve të reja në bujqësi, Gjakova ngadalë po rikthehet në oazë ekonomike të vendit dhe ndihma institucionale nuk do të mungojë. Sepse, ky është vit i ekonomisë!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /FaktePlus