Haradinaj për vendimin e GJND-së: E forcoi Kosovën e 17 shkurtit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka thënë se vendimi i 22 korrikut 2010 i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për shpalljen e pavarësisë së Kosovës e ka forcuar 17 shkurtin e vitit 2008.
Haradinaj përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se angazhimi i të gjithëve është që këto vendime historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim.
“Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në favor të Republikës së Kosovës, përpos që legjitimoi procesin e shpalljes së pavarësisë, forcoi edhe vet Kosovën e 17 shkurtit. I tërë angazhimi jonë është që këto dy vendime të rëndësishme historike të mos tjetërsohen me asnjë çmim”, ka shkruar ai.