Haradinaj për ofensivën e Dukagjinit: Sa e dhimbshme aq edhe krenare
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar sot ofensivën e shtatorit në Dukagjin në të cilën kanë rënë pesë dëshmorë.
Haradinaj, ka thënë se kjo ofensivë sa është e dhimbshme është edhe aq krenare, përcjell FaktePlus.
Ish-kryeministri po ashtu ka kujtuar edhe eprorin e dalluar të UÇK-së, Mirush Dakaj, hero i luftës kroate e boshnjake, që u përjetësua në atdhe.
Postimi i tij i plotë:
Ofensiva e shtatorit në Dukagjin sa e dhembshme aq edhe krenare. Kujtoj sot me përulje bashkëluftëtarët e mi, Xhevat Sejfijaj, Sadri Vishaj, Shpëtim Bobi, Burhan Dervishaj dhe Ekrem Lulaj, trima të rrallë që ishin përkrah meje në pozicionet e luftës. Kujtoj gjithashtu eprorin e dalluar të UÇK-së, Mirush Dakaj, hero i luftës kroate e boshnjake, që u përjetësua në Atdhe. Kujtimi për ta është zotim se gjithmonë do të qëndrojmë në mbrojtje të të drejtës sonë. Lavdi e përjetshme!/FaktePlus/