Haradinaj: Për këta muaj takuam qindra aktivistë të VV-së që m’u bashkuan, sepse unë s’ndryshoj dhe kam vizion
Kandidati i AAK-së për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj ka theksuar se për këta muaj, që kur ka vendosur t’i hyjë garës për Kryeqytetin, ka takuar qindra aktivistë të Vetëvendosjes.
Dhe, siç ka shkruar Haradinaj, ata i janë bashkuar vizionit dhe konceptit të tij për Prishtinën.
“Bashkë e kemi kuptuar që ndryshimi nuk vjen nga ata që ndryshojnë çdo ditë. Gara për Prishtinën s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje”, ka shkruar Haradinaj.
Haradinaj ka shkruar se ndryshimi i vetëm, është për të mirën e Prishtinës.
“Unë do të mbetem i njëjti”.
Postimi i plotë:
Për këta muaj të angazhimit tim për Prishtinën, kam takuar me qindra votues të VV-së. Shumë prej tyre ju kanë bashkëngjitur edhe vizionit tim, madje një pjesë edhe garues për konceptin ‘E Para Prishtina’.
Bashkë e kemi kuptuar që ndryshimi nuk vjen nga ata që ndryshojnë çdo ditë.
Gara për Prishtinën s’ka parti por ka vizion, guxim e vendimmarrje.
Këtë vullnet tuajin do ta përkthej në punë e gjithëpërfshirje.
Ndryshimi i vetëm për të mirë do të jetë vetëm Prishtina. Unë do të mbetem i njëjti.
Ju falënderoj përzemërsisht!