Haradinaj pas rasteve me koronavirus: Heronjtë e vërtetë janë punonjësit mjekësorë, policët e zjarrfikësit
Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura me koronavirus në Kosovë, ka reaguar edhe Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka thënë që në këto raste heronjët e vërtetë janë punonjësit mjekësor, policët e zjarrfikësit,.
Po ashtu sipas tij është e pakuptimtë që ligji i pagave ende nuk po implementohet.
Postimi i plotë:
Sot, pas lajmit që janë identifikuar 2 raste pozitive me Coronavirus është më se e domosdoshme që të gjithë të kemi kujdes dhe të ndërmarrim masa për parandalim. Në këto raste të mobilizimit heronjtë e vërtetë janë punonjësit mjekësorë, policët e zjarrfikësit. Është e pakuptimtë që Ligji i Pagave që u jep dinjitet mjekëve e punonjësve tjerë mjekësorë ende nuk implementohet. Është gjithashtu e padrejtë loja e cila bëhet me ligjin e pagave duke i shkelur mjekët, teknikët, policët e zjarrfikësit që sot sakrifikojnë jetët e tyre për të na mbajtur të sigurt./FaktePlus