Haradinaj: Nuk kam pretendime të bëhem president
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte thënë se do ta lironte detyrën nëse e gjejmë personin për të parin e shtetit.
“Presidenti Thaçi ka thënë se e liron postin e tij nëse e gjejmë personin për të parin e shtetit”, është shprehur Haradinaj.
Tutje, Haradinaj vet tha se nuk ka pretendime të bëhet president i vendit.
“Nuk kam pretendim të bëhem president”, ka thënë Haradinaj në T7.
Gjithashtu, ai tha se Partia Demokratike e Kosovës e ka kuptuar se për ta zgjedhur presidentit duhet të futet në koalicion, përndryshe nëse njëra nga PDK ose VV nuk do të jetë në koalicion, këtij koalicioni do t’i vijë fundi.
“Unë kam hetuar një ndjenjë racionale të PDK’së që të futet në koalicion, ata e kuptojnë që për t’u zgjedhur presidenti i vendit, duhet të futen në koalicion. Pra, ky koalicion e përfundon mandatatin, pa njërën parti, PDK’në ose VV’në”, ka thënë Haradinaj.