Haradinaj: Nuk jam prishur me Amerikën
Kandidati për kryetar nga koalicioni AAK-PSD, Ramush Haradinaj, pas ardhjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dërgoi një porosi se nuk është prishur me Amerikën dhe se është ndie atje si në shtëpi për shkak të mikpritjes.
“Vij prej Amerike që ndihemi si në shtëpi. Është e vërtetë që këtë ndjenjë na japin bashkatdhetarët, por edhe nga amerikanët njëjtë ndodh. Interesi i Kosovës atje është mbrojtur. Një porosi për ata që janë munduar me e bindë popullin se unë jam prishur me Amerikën. Ne nuk prishemi kurrë me të e as nuk mund të na prish kush. Ka momente të vështira, suksese apo sfisa por asnjëherë nuk kemi me u prish”.
Haradinaj duke e konsideruar Ligjin për Prishtinën si një ndër të arriturën më të madhe gjatë qeverisjes së tij dyvjeçare, tregoi edhe arritjen e tij të parë në Prishtinë.
“Kam jetuar në dy kryeqytete. Shkurt në Tiranë dhe pastaj në Prishtinë. Por besoni që krejt jetën do të ndihem mirë që kryeqyteti që më ka pranuar, sepse unë kam ardhur prej province, prej malit. Bile e kam një intervistë kur kam treguar se si kam ardhur në kryeqytet”.
“Nuk kam uzurpuar banesë kur kam ardhur në Prishtinë, por kam fjetur në kontenjera derisa e kam mbaruar shtëpinë, për të cilën është përfolur se është e madhe. Ajo me të vërtetë është e madhe, por nuk s’kam marrë shtëpi të huaj e as nuk e kam grabitur”.
“Jashtëzakonisht ndihem krenar kur dal në kryeqytet dhe i shoh njerëzit dhe e di që ne e kemi bërë Ligjin për kryeqytetin”.