Haradinaj: Nuk dorëzohet Kosova, pa rënë dakord Peja
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur në Pejë një tubim me qytetarët e kësaj ane.
Haradinaj i ka dhënë një rëndësi të madhe Pejës, duke thënë se Peja është fuqi vendimmarrëse në nivel vendi.
Ai ka thënë se Kosovën nuk mundet ta dorëzojë askush, pa e dorëzu Pejën, duke iu referuar projektit për shkëmbim territoresh.
“S’ka mujtë kush pa e dorëzu Kosovën, pa e dorzu Pejën. E Pejën s’ka mujtë kush me dorëzu”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka thënë se për 20 vite është punuar për ta lodhur Kosovën dhe pastaj për ta ndarë atë,
“20 vjet mas lirisë, kanë punu me e lodhë Kosovën. Me copëtu dhe me nda. Shkuam ne që jem këtu, i morëm detyrat dhe i kthym prapa këto plane”, ka theksuar ai para qytetarëve pejanë.
Haradinaj ka shprehur bindjen sa pa u dakorduar Peja, nuk dorëzohet Kosova.
“Nuk mundet me ndodh kjo se s’ka ra Peja dakord. Pa ra dakord Peja nuk mundet me u dorëzu Kosova”, ka theksuar ai.