Haradinaj në Festivalin Festari: Krenar që produkti 100% Kosovë sot dominon në treg
Kryeminsitri Ramush Haradinaj ka marrë pjesë sot në Festivalin Festari, që mbahet në Therandë.
Ai ka thënë se ky është manifestimi më i bukur i mënyrës së jetesës në Kosovë, duke shfaqur identitetin e qytetarëve.
“Festa e artë dhe e rinisë në Therandë, i nxjerr në dritë vlerat tona më të çmuara dhe është manifestimi më i bukur i mënyrës së jetesës në vendin tonë dhe i asaj se kush jemi. Kënaqësi të ndaja sot gëzimin me qytetarët e Therandës në Festivalin Festari”, thuhet në njoftimin e Kryeminsitrit.
Kryeministri Haradinaj ka thënë se ka uruar të gjithë bujqit për të arriturat e tyre.
“Në këtë ditë feste gjatë panairit të prodhimeve bujqësore urova bujqit për të gjitha të arriturat e tyre, pashë nga afër artefakte të llojllojshme arkeologjike e etnografike në Muzeun e Qytetit dhe u bashkova në aktivitetet e shoqërive kulturore dhe të të rinjve. Krenar që produkti 100% Kosovë, sot dominon tregun tonë, falë punës së vyer të prodhuesve tanë dhe masave mbrojtëse të Qeverisë për prodhimin vendor”, ka shkruar ai në fund.