Haradinaj në Drenicë: Jam krenar me ju ashtu sikur kam qenë para 25 vitesh
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Daut Haradinaj është takuar gjatë ditës së sotme me banorë të lagjes Gjokaj të fshatit Trestenik.
Haradinaj gjatë këtij takimi ka qëndruar tek familja e Xhemë Gjokës.
“Lagjja Gjokaj e Trestenikut na nderoi shumë me pritjen madhështore. Familja e madhe e Xhemë Gjokes që i dha shumë vendit ndër breza. Drenicë jam krenar me ju ashtu sikur kam qenë para 25 vitesh”, ka shkruar Haradinaj.
Po ashtu Haradinaj është prit edhe nga familja e Platon Bucollit në Poklek të Drenasit.
“Një pritje bujare në familjen e Platon Bucollit në Poklek të Drenasit. Këtu si gjithandej nëpër Drenicë lufta i kishte goditur me të madhe, por këtu u luftua me mish e me shpirt. Kosova 100% edhe në Drenicën e heronjve të shumtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.