Haradinaj merr mbështetjen e BERZh-it për shumë projekte zhvillimore
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim presidentin e Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Sir Suma Chakrabarti, i cili ia konfirmoi mbështetjen e shumë projekteve që Kosova ka paraqitur në samitin e Londrës, si në fushën e infrastrukturës, energjeisë alternative, rehabilitimin e hekurudhës dhe projektin me të madh ndërljidhjes së Kosovës me gazsjellësin TAP.
“Përkrahja e vazhdueshme nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për financimin e projekteve madhore për Kosovën, i ka dhënë shtytje të fuqishme zhvillimit të qëndrueshëm në vendin tonë. Në takim me delegacionin e lartë nga BERZH, kryesuar nga presidenti Sir Suma Chakrabarti, u konfirmua përkrahja për zhvillimin e projekteve të rëndësishme nga fusha e infrastrukturës, energjisë alternative, rehabilitimit të rrjetit hekurudhor dhe të ndërlidhjes së Kosovës në gazsjellësin TAP-JAP”, ka thënë Haradinaj, raporton FaktePlus.
Me tutje Haradinaj ka shtuar se Kosova është e interesuar që projektet e mëdha me interes për qytetarëti t’i kapitalizojë sa më parë.
“Po ashtu, është rikonfirmuar mbështetja e EBRD për financimin e ndërtimit të Unazës së jashtme të qytetit të Prishtinës. Me qëllim të ngritjes së mirëqenies së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik, Kosova është e angazhuar që projektet e mëdha të interesit publik t’i kapitalizojë sa më parë”, ka theksuar kreu i ekzekutivit. /FaktePlus