Haradinaj merr masa kundër planit serb për krizë humanitare në pjesën veriore
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka treguar se janë marrë gjitha masat për ndalimin e veprimtarisë së paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë.
Këto masa vijnë pas lajmeve se serbet kanë përgatitur planin për një krizë humanitare.
Postimi i tij i plotë në facebook:
Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë. Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbër në veri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.
RH