Haradinaj me tre fëmijët ngjitet te liqeni i Jazhincës: Kosova i ka vërtetë të gjitha
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, vazhdon t’i vizitojë bjeshkët e Kosovës.
Këtë vikend, Haradinaj sërish është ngjitur në një bjeshkët e Sharrit, ku ka vizituar Liqenin e Jazhincës, bashkë me tre fëmijët e tij, Gjinin, Hanën dhe Trimin.
Haradinaj shihet i ulur buzë Liqenit, teksa në dorë mbajnë nga një kifle duke e ngrënë.
“Pas një ngjitje që ia ka vlejtur në çdo hap, me Gjinin, Hanën e Trimin, buzë liqenit të Jazhincës, kësaj perle të natyrës sonë, 2180 metra mbi nivelin e detit. Kosova i ka vërtetë të gjitha!”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook. /FaktePlus