Haradinaj: Më thoshin “punë e kryer, mos humb kohë”, jam gëzuar që disa i lashë duarthatë
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata që do të shtyjnë nga ndarja e Kosovës do të thellojnë edhe më tepër humbjen.
Haradinaj, në “Debat Plus” në RTV Dukagjini ka thënë se kompromisi për Kosovën ka qenë Pako e Ahtisarit, dhe se kompromise tjera nuk do të ketë.
I pari i AAK-së ka thënë se Kosova tashmë ka konsoliduar institucionet e sigurisë dhe të gjithë ata që flasin për status-quo “qëllimshëm po duan ta mashtrojnë Kosovën”.
Kryeministri ka thënë se me Presidentin ka raporte institucionale, pasi i ka obligim kushtetues.
“Mirëpres, kur Presidenti prezanton në akademi përkujtimore të organizuara nën patronatin tim”.
Haradinaj ka thënë se është shumë i gëzuar që në tema të interesit nacional, “disa kanë dështuar disa pasi janë munduar të më bindin se është e kryer kjo punë dhe mos humb kohë [korrigjimi i kufirit-shkëmbimi i teritoreve]”.
“Jam shumë i kënaqur që kam lënë duarthatë të gjitha ata. Jo për hatër timin, por të këtij vendi. Ata që kanë hyrë në këtë vorbull, fatkeqësisht një pjesë pa e ditur se çfarë janë duke bërë”.