Haradinaj me porosi për të rinjtë që duan punën e shtetit!
Sot është bërë lansimi i Akademisë Politike të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Në hapjen e këtij organizimi fjalën mori edhe i pari i AAK-së, njëherësh kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
“Ne vijmë nga një mentalitet i dikurshëm komunist, edhe pse ju të rinjtë nuk jeni rritur në komunizëm, por ekziston një varshmëri ndaj atyre që vendosin për ne. Edhe zakonisht tek të gjithë ne hetohet kjo dëshira që të gjithë me e marrë një punë në shtet, rehatohesh dhe ke rrogën në fund të muajit ose të dëshira me pas një projekt të garantuam pastaj je rehat. E në fakt e djathta nuk është kështu, unë jam i të djathtës dhe kjo akademi e sotme është një kërkim për të panjohurën, është një krijim”, ka thënë Haradinaj.
Ai tha se kur dikush të jep diçka të gatshme, të bën të padobishëm.
“Apelojë tek të gjithë mos e merrni të gatshmen, provoni me e kriju vetë. Nëse e krijoni vetë është mrekullia pastaj. Sepse jeni krijues të asaj që posedoni.Brezi ynë ka guxu me gjetë krijuesin e lirisë, ka plotë gojë që flasin e komentojnë për përpjekjet der në liri. Ka gojë që flasin por imagjinoni se carë guximi ka qenë për lirinë. Brezi i parë i politikanëve kemi guxu me dal në zgjedhje, me bë institucionet e me ec përpara. Pra guxoni të krijoni e mos pritni të jeni të varur nga askush. Ne duhet të jemi të pavarur si popull, si shtet, në mendimet tona në mënyrë ne të krijuarit e kështu do të mburremi me atë që jemi”, tha Haradinaj.
Ai shtoi se inkurajon të gjithë të rinjtë që të arrijnë sukses dhe të ecin drejtë kësaj rruge.