Haradinaj: Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e rreshterit Uruqi
Pas një sëmundje të rëndë sot ka ndërruar jetë nënoficeri i lartë i Forcës së Sigurisë të Kosovës, rreshter i parë, Nijazi Jetullah Uruqi.
Për ndërjen nga jeta të rreshterit Oruqi, ka shkruar edhe kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj.
Ai u ka shprehru ngushëllime familjarëve, duke thënë se Uruqi i shërbeu vendit në luftë, si ushtar lirie dhe rreshtit të paqes për dy dekada, në TMK e FSK, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë, përcjell FaktePlus.
Me keqardhje mora lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së, rreshterit të parë Nijazi Uruqi. Ai i shërbeu vendit në luftë, si ushtar lirie dhe rreshtit të paqes për dy dekada, në TMK e FSK, me përkushtim dhe profesionalizëm të lartë. Jeta dhe vepra e tij do të kujtohet gjithmonë si shembull i ushtarit besnik të Atdheut. Ngushëllime të thella familjes, miqve dhe ushtarëve e oficerëve të Nijaziut. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!/FaktePlus/