Haradinaj: Kurti e rrejti Amerikën
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti, i ka gënjyer Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse fillimisht tha se do ta heqë taksën, e pastaj veproi ndyrshe.
“Albin Kurti rrejti, prandaj u prish me Amerikën. Tha do ta heqë taksën, e kur erdhi në Qeveri, refuzoi ta bëjë atë”, është shprehur Haradinaj, ne T7.
Haradinaj tha se nuk është koha që të bëhemi pikë e pesë, e gjithashtu koalicioni i radhës duhet ta ketë prioritet të mos ndahet Kosova.
“Tash s’është koha të bëhemi pikë e pesë. Koalicioni i ardhëm duhet ta ketë pikë të vetën që Kosova të mos ndahet. Gjithashtu një proces të dialogut që udhëhiqet nga Amerika, që tash është realitet, dhe gjithashtu një kontratë për njohje”, ka thënë Haradinaj.
“Taksa duhet të hiqet, por të lidhet me një proces për njohje”, shtoi ish-kryeministri./FaktePlus