Haradinaj: Kurti e Osmani e kanë parë që taksa është e vështirë për t’u mbajtur
Albin Kurti i Vetëvendosjes dhe Vjosa Osmani e LDK-së, kanë paralajmëruar se nëse zgjedhen në postin e kryeminsitrit, do ta heqin taksën dhe do ta vendosin reciprocitetin me Serbinë, gjë e cila sipas Haradinajt, i konvenon Serbisë.
Haradinaj ka thënë se Kurti dhe Osmani e kanë vërejtur që është e vështirë për t’u mbajtur taksa, prandaj kanë paralajmëruar heqjen e saj. “Edhe Albini edhe Vjosa, duke u gjetë se e kanë pa që taksa ka probleme, si detyrohesh me dhënë dorëheqje, kanë hy në kursin e racionales.Njëjtë është edhe me Kadrinë”, tha Haradinaj.
Haradinaj u ka parashtruar një pyetje Kurtit dhe Osmanit.
“Nëse e heqin taksën, Albini dhe Vjosa, çka i japin Serbisë për njohje në fund. A është parimore, a është logjike, Serbia thotë nuk vi në dialog pa e heqë taksën. Edhe ne palogjikshëm po i themi që nuk e heqim taksën. Këto shpërputhjet logjike dikund bien dakord”, tha Haradinaj.