Haradinaj: Kosova duhet të angazhohet fuqishëm për anëtarësim të plotë në NATO
Maqedonia e Veriut sot ka finalizuar procesin e anëtarësimit në NATO.
E, lajm pozitiv për Maqedoninë e Veriut, e ka quajtur ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Përmes, një postimi në profiling e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se , partitë politike shqiptare, kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për ruajtjen dhe sigurimin e plotë të orientimit euro-atlantik, përcjell FaktePlus.
Sipas tij, si Kosovë duhet të mbetemi të përkushtuar dhe të angazhohemi fuqishëm me të gjitha kapacitetet institucionale e politike për arritjen e objektivit tonë nacional, për anëtarësimin e plotë në NATO.
Postimi i tij i plotë:
Lajm shumë pozitiv dhe i rëndësishëm për forcimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë, ratifikimi i sotshëm nga Senati spanjoll për pranimin e Maqedonisë së Veriut në NATO.
Jam posaçërisht i gëzuar për bashkëkombësit tanë në këtë shtet, partitë politike shqiptare, të cilat kanë luajtur një rol kyç në përpjekjet e tyre të vazhdueshme për ruajtjen dhe sigurimin e plotë të orientimit euro-atlantik.
Si Kosovë duhet të mbetemi të përkushtuar dhe të angazhohemi fuqishëm me të gjitha kapacitetet institucionale e politike për arritjen e objektivit tonë nacional, për anëtarësimin e plotë në NATO.
Sot, jemi të gatshëm më shumë se asnjëherë më parë, për fillimin e dialogut politik me NATO-n si dhe marrjen e përgjegjësive kontributdhënëse për forcimin e paqes dhe sigurisë në rajon e më gjerë. Tani është radha jonë, radha që Kosova të bëhet shteti anëtar i 31-të i NATO-s.
Urime, fqinji ynë, Maqedonia e Veriut!
RH/FaktePlus