Haradinaj: Kemi listë të gjatë të punëve për të bërë pas 6 tetorit
Kandidati për kryeministër nga radhët e AAK-së, Ramush Haradinaj ka premtuar shumë punë për të bërë në qeverinë e tij.
Ai tha se si fitues I zgjedhjeve të 6 tetorit, do t’i përmbush premtimet e tij që kanë të bëjnë me forcimin dhe zhvillimin e vendit.
“Lista është e gjatë punëve që kemi me i kry. Trepca menjëherë ka me u kthy në murim zhvillimi, sipërmarrësit tanë, tash e tutje kanë me na pas partner. Ne kemi me ditë me bo ekonominë e Kosovës iu siguroj. Për një Kosovë që është e sigurt për një Kosovë që e mbron veten, për një Kosovë që e forcon shtetin ligjor, për një Kosovë që I bënë shtesat për fëmijë që I rritë pagat 10 për qind, për një Kosovë me pagë minimale 250 euro. Për një Kosovë që bënë ligj për pensionet e shumë gjana tjera”, tha Haradinaj.