Haradinaj ka një lutje për videon që publikoi
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka shpërndarë në llogarinë e tij në Facebook një video e cila pasqyron Kosovën si shtet, nga ku shihen Policia e Kosovës, Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës e disa nga artistët që kanë arritur famë botërore.
“Kosova është një vend i vogël por me zemër të madhe”, thuhet në videon 1-minutëshe të cilën e ka shpërndarë i pari i Qeverisë.
“Ju lutem shpërndajeni”, ka shkruar Haradinaj në tri gjuhë.
Përmes saj, flitet edhe për zhvillimin ekonomik të vendit.
Në po të njëjtën video thuhet se puna në Kosovë kryhet me shumë pasion, ashtu siç na mësuan të parët, duke shfaqur edhe disa produkte vendore. /FaktePlus