Haradinaj ka një emërtim dhe mesazh për Albin Kurtin
Dy krerët e partive që formuan koalicionin e parë parazgjedhor, Shpend Ahmeti dhe Ramush Haradinaj, kanë folur rreth zhvillimeve të fundit. Kreu i AAK-së dhe njëkohësisht kryeministër në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka komentuar partitë politike, e në veçanti është ndal te Vetëvendosja, madje ai ka edhe një mesazh për kreun e saj.
Ai ka filluar me vërejtje për të gjitha partitë.
“Kam disa vërejtje për të gjitha partitë politike”, ka thënë Haradinaj në Pressing.
PDK-ja për Haradinajn është e paqëndrueshme.
“PDK-në e shoh të paqëndrueshme, merr vendim por nuk ështe e qëndrueshme”, është shprehur Haradinaj.
“LDK-në e shoh si jo-oportunista, ata nuk i kapin patatet e nxehta”, ka deklaruar Haradinaj.
Ndërsa për Albinin tha se ai është një makiavelist.
“Ai është një makiavelist i mirë, mjeshtër i mirë si me u paraqitë. Por nuk është ashtu si duket”, e ka komentuar Haradinaj kreun e VV-së.
Haradinaj madje ka një mesazh për Albin Kurtin.
“O Albin le taksën rahat, leje atë “më mirë reciprocitet se taksë” sepse shyqyr që e kemi taksën, ka theksuar Haradinaj.
Ndërsa për Nismën është i interesuar për partneritet.