Haradinaj ia vazhdon edhe tri vite mandatin drejtorit të Doganës
Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ia ka vazhduar edhe për tri vite tjera mandatin, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një njoftimi në rrjetin social.
“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar Haradinaj.