Haradinaj ia shuan shpresat Telekomit: Qeveria s’ia paguan borxhet, as s’i jep hua
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj deklaroi se Qeveria nuk i paguan borxhe Telekomit e as nuk i japë hua para për ta kryer këtë pagesë.
Telekomi, sipas Haradinajt ka qenë një kompani fitimprurëse mirëpo menaxhimi i keq e ka sjellë në këtë gjendje.
Kryeministri deklaroi se menaxhmenti i Telekomit duhet ta kthejë atë në një kompani fitimprurëse, mundësi të cilën e kanë, mirëpo Qeveria nuk paguan për gabimet menaxheriale, pasi nuk ka mundësi një kompani telefonike të punojë me humbje. /FaktePlus