Haradinaj ia kthen Thaçit: Presidenti e mbajti në zyre dy orë Radoiçiqin
Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj ka komentuar përsëri takimin me përfaqësuesin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq i cili tashmë është dyshuar për vrasjen Oliver Ivanoviqit.
Ai tha se nuk është i vetmi që e ka takuar Radoiçiqin, sipas Haradinajt është edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi i cili ka pasur takim me Radoiçiqin.
Haradinaj këto komente i bëri pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ku mes tjerash tha se Presidenti i vendit e ka takuar Radoiçiqin në një takim së bashku me mbi dy orë.
“ Unë kam punuar me Radoiçiqin dhe me të tjerë përfaqësues të Listës Serbe, pra e kam takuar atë madje edhe me Thaçin në zyrën e tij. Ka pas një takim mbi dy orësh me të”, është shprehur Haradinaj.
Haradinaj në anën tjetër ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për taksën e vënë ndaj Serbisë për të cilën tha se nuk do të tërhiqet ky vendim.
Ai tha se Kosova nuk pjesë e pengesës së dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
Haradinaj po ashtu tha se qeveria e ka një platformë mbi dialogun dhe se nuk po përbënë pengesë në këtë drejtim.
Ai vlerësoi se Beogradi është ai që po e pengon dialogun mes dy palëve.
“Beogradi është shkakrtar i ndaljes së dialogut dhe jo Kosova, ne kthehemi në tavolinë sepse kemi platfomrë për dialogun. Është Beogradi i cili nuk po kthehehet në dialog”, tha Haradinaj/FaktePlus.