Haradinaj i trishtuar për zjarrin në Katedralen Notre Dame
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, e ka shprehur trishtimin e tij për zjarrin që e ka kapluar Katedralen Notre Dame në Paris.
Ai ka thënë se zjarri në monumentin 850 vjeçar prek miliona njerëz.
“I trishtuar për zjarrin që përfshiu gjatë ditës së sotme, monumentin 850 vjeçar të qytetërimit, Katedralën Notre-Dame de Paris!”.
“Kjo ngjarje i ka prekur miliona njerëz që bashkëjetuan ndër shekuj me këtë mrekulli të fesë, artit dhe kulturës. Bashkëndjej me Kryeministrin francez, Edouard Philippe dhe popullin e vendit mik, për këtë humbje të madhe!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.