Haradinaj i quan të pavërteta lajmet se ka refuzuar ftesën e Donald Trump
Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka përgënjeshtruar lajmet se ka refuzuar ftesën e Presidentit amerikan Donald Trumpt.
Haradinaj tha se këto lajme janë të pavërteta në kohë fushate parazgjedhore.
“ Lajmi që po qarkullon nëpër disa portale se kinse kam refuzuar ftesën e Presidentit Amerikan, Donald Trump, është manipulim i pastër me të vërtetën, pikërisht në kohë fushate parazgjedhore”, ka shkruar Haradinaj në facebook.
Ndryshe më herët në disa media vendore ka qarkulluar lajmi se Donald Trump i ka dërguar ftesë zyrtare kryeministrit në detyrë Ramush Haradinajt për një vizitë në Amerikë.