Haradinaj i drejtohet BQK-së për rritjen e çmimeve të sigurimeve për vetura
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i është drejtuar sot guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmëti, ku ka kërkuar nga ky i fundit informata të detajuara për vendimin për rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26%, përcjell FaktePlus.
Kjo kërkesë e Haradinajt, ka ardhur pas reagimeve të shumta të qytetarëve.
Postimi i plotë i Haradinajt:
Pas vendimit per rritjen e tarifave për regjistrimin e automjeteve për 26% dhe pas reagimeve të shumta të qytetarëve, sot i jam drejtuar Guvernatorit të Bankës Qendore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti, me kërkesën për një informatë të detajuar mbi arsyeshmërinë dhe faktorët në bazë të të cilave është marrë ky vendim./FaktePlus