Haradinaj: Heroi Abaz Thaçi, model se si mbrohet dhe duhet atdheu
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përkujtuar në 20 vjetorin e rënies së tij, heroin e Kosovës Abaz Thaçin.
Kreu i qeverisë ka vlerësuar lartë figurën e Abaz Thaçit, duke thënë se ka qenë një luftetarë shembull shqiptar.
“Në Brigadën 138 “Agim Ramadani” u bashkuan shumë djem të zot të kombit në luftën për lirinë dhe të drejtën tonë. Në 20-vjetorin e rënies, kujtojmë me nderim Heroin e Kosovës, Abaz Thaçi. Rritur në frymën atdhetare dhe i gatshëm për sakrificë, Abazi, një luftëtar shembull shqiptar, do të mbetet përherë model se si mbrohet dhe si duhet atdheu. Lavdi e përjetshme!”, ka theksuar Haradinaj. /FaktePlus