Haradinaj godet Kurtin: E nisët turpshëm po largoheni me turp
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti, për heqjen e taksës.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se Qeveria në alrgim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën, përcjell FaktePlus.
Haradinaj, ka thënë se më këtë Kurti e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja.
Postimi i tij i plotë:
Të nderuar qytetarë, Qeveria në largim nuk mundi të ikë pa e hequr taksën! Në pikën 1 hiqet taksa për lëndën e parë kurse në pikën 3 të vendimit obligon veten për heqje të plotë të taksës me 1 prill. Me këtë e zhvlerësoi kundërvlerën për marrëveshjen finale dhe e humbi plotësisht kreditin te partnerët ndërkombëtarë, e posaçërisht te SHBA-ja. Ashtu si e kishte fillimin e turpshëm, Qeveria në ikje gjithashtu po largohet me turp./FaktePlus