Haradinaj: Flakë për flakë, nëse provokon Serbia – i përgjigjemi
Shefi i GP të AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se ai që e provokon ndonjë konflikt në anën veriore të Kosovës, ai e merr përgjegjësinë.
Megjithatë, Haradinaj ka thënë se nëse Serbia provokon konflikt, Kosova do t’i përgjigjet me tërë kapacitetet e saj.
“Kush tenton me dhunë, me dhunë do t’i përgjigjemi. Kemi FSK-në, kemi KFOR-in, kemi Policinë, kemi edhe do të vjetra. Flakë për flakë, si të do Serbia ia bëjmë. Si të do Serbia ia bëjmë”, ka thënë Haradinaj në T7.
Haradinaj ka thënë se zgjidhjen e çështjes së Mitrovicës nuk e sheh përmes dhunës, por nëse Kosova vendoset në një pozitë të papërshtatshme, atëherë duhet të veprojë.
Ai e ka parë me dyshim armatosjen e vazhdueshme të Serbisë.
“Nuk besoj që zgjidhja në Mitrovicë është dhuna. Por ai që e provokon, ai e merr përgjegjësinë. Për atë edhe ia patëm tërhequr vërejtjen kryeminsitrit kur po armatosej Serbia”, ka thënë Haradinaj.