Haradinaj e quan përsëri mashtrues Kurtin, e lë të hapur bashkëpunimin me LDK-në
Kryeministri në detyrë, njëherit kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është në kontakt me kreun e Vetëvendosjes Albin Kurtin e as nuk është takuar me Isa Mustafën këto ditë.
“Nuk kemi komunikim me Vetëvendosjen ose zotri Kurtin për marrëveshje. Unë kam thënë në fillim se projekti i Kurtit është mashtrim. Ne jemi opozitë”.
I pyetur se a ka biseduar me kreun e LDK së Isa Mustafa ai thotë se nuk është takuar.
“Nuk ka pas ftesë e as angazhim të kurrfar natyre. Tash e konsiderojmë të pamundur. Nëse Mustafa më fton për ndonjë kafe apo ndonjë konsulltim, do të shkoj”.
Ndryshe Lidhja Demokratike e Kosovës dje i ka dhënë ultimatum deri në fund të javës Vetëvendosjes që të pranoj kushtet e LDK-së për koalicionin qeverisës.
Mustafa ka deklaruar se në fund të kësaj jave do të kuptohet epilogu i marrëveshjes me partinë e Albinë Kurtit.
Tutje Presidenti i vendit Hashim Thaçi e ka mandatuar Albin Kurtin për kryeministër ku ky i fundit i kanë mbetur edhe 13 ditë deri në përfundim të afatit Kushtetues për formimin e qeverisë./FaktePlus