Haradinaj: E papranueshme kjo që i ndodhi luftëtarit të orëve të para
Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka reaguar pas lajmit për vrasjen e ish-lufëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Qerim Kelmendit.
Haradinaj përmes një postimi ka thënë se Kelmendi ishte njëri ndër luftëtarët e parë të UÇK-së.
Ai e ka vlerësuar të pa pranueshme atë që i ndodhi Kelmendit në orët e para të së enjtës.
“E papranueshme kjo që i ndodhi luftëtarit të orëve të para”, ka shkruar ai.
Ndryshe, trupi i pajetë Kelmendiit është gjetur sot në veturën e tij të dogjur.