Haradinaj: E kam të pamundur tash ta kërkoj kthimin e taksës
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka folur për largimin e taksës dhe reciprocitetit.
Haradinaj ka thënë se është e pamundur vendosja e serishme e taksës pasi sipas tij ajo tashmë është larguar.
“Është e pamundur t’ia kërkojë dikujt një gjë të tillë pos në rrethanat që kanë qenë kur e kemi vendosur”, tha ai në Dukagjin.
I pari i AAK-së ka thënë se Kosova duhet të aplikojë një reciprocitet të gjithanshëm me Serbinë.
“Për shkak të këtij parimi që ne kemi edhe ministrat tonë kanë votuar kundër largimit të reciprocitetit”.
Haradinaj thotë se megjithatë edhe Grenell e ka përshëndetur largimin e reciprocitetit për t’u kthyer në dialog dhe sipas tij nuk është mirë që tash Kosova të merr veprime tjera në kundërshtim me Amerikën.
“Nëse na fton Amerika për një marrëveshje të shpejt që nuk është në kundërshtim me kufijtë e shpallur, edhe ne e pranojmë këtë dhe për këtë edhe taksën do ta largonim”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj.