Haradinaj: Duhet fuqizim i shtetit për ta fituar betejën për zhvillim ekonomik
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se për ta fituar betejën për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe një jetë me dinjitet në vendin tonë, duhet fuqizim i shtetit të së drejtës dhe luftë e sinqertë kundër korrupsionit.
Ai ka thënë se e vetmja garancë për këtë është përvoja e tyre në punë dhe logjika zbatuese e vendimeve, përcjell FaktePlus.
Hardinaj, ka bërë me dije se sot qindar qytetarë të Prizrentit i janë bashkuar AAK-së.
Postimi i tij i plotë:
Për ta fituar betejën për zhvillim ekonomik, vende të reja të punës dhe një jetë me dinjitet në vendin tonë, duhet fuqizim i shtetit të së drejtës dhe luftë e sinqertë kundër korrupsionit. E vetmja garancë për këtë është përvoja jonë në punë dhe logjika zbatuese e vendimeve. Mirënjohës mbi njëqind qytetarëve të Prizrenit, që besuan në vizionin e Aleancës, duke iu bashkuar sot rrugëtimit tonë./FaktePlus/