Haradinaj: Dorëheqja e Thaçit s’e ka rëndësinë e parë, por fokusimi tek menaxhimi i kësaj që po ndodhë
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi përmes një videoje, iu ka adresuar qytetarëve, derisa ka thënë se s’do të jap dorëheqje pa u konfirmuar aktakuza nga Specialja. Madje ndër të tjera tha se i vetmi ligj që ka shkelur ka qenë ai ndaj Millosheviqit.
E, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se çështja e dorëheqjes s’e ka rëndësinë e parë, por kryesorja është që të fokusohet Kosova tek menaxhimi në lidhje me aktakuzat e mundshme.
“Çështja e dorëheqjes nuk e ka rëndësinë e parë, mendoj që kryesorja është që Kosova me u fokusu në një menxaxhim me këtë që po ndodhë, paralajmërimi për aktakuza të mundshme.
Kur po them menaxhimi se si Kosova me vepru që me ru interesin nacional që kjo goditje që ka ndodhë, mos me i shkaktu pasoja të pariparueshme.
Sikurse dihet parimisht nuk e kam përkrah këtë gjykatë pasi që kam besu që e njëjtë të jetë në Kosovë, kjo do të ishte një hetim për fitore të shumëfishtë.
Në atë kohë kur kemi kundërshtu gjykatën, s’kem kundërshtu vendosjen e drejtësië për të gjihë viktimate as s’kemi hezitu mu përballë me drejtësinë”, tha ndër të tjera Haradinaj.