Haradinaj: Do t’i habisim ndërkombëtarët nëse e heqim taksën
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se do të habiten ndërkombëtarët nëse Kosova e heqë taksën, ndonëse një gjë të tillë e kanë kërkuar në vazhdimësi.
Sipas Haradinajt, këtë nuk do ta kërkojnë më SHBA e BE. Ai thotë se as Albin Kurti nuk do ta heqë taksën kur të bëhet kryeministër.
‘’Kanë me u habit kur ne ta heqim, njejtë sikurse me Specialen, që kur e kemi votu të nesërmen Specialenn, na kanë thënë ka qenë vendim i keq’’, ka thënë Haradinaj në Frontal.
‘’S’ka nevojë me i ndihmu dikush me e heqë taksën as nuk kanë me ia kërku më vendit heqjen e taksës. Është konsumu më kërkesa për heqjen e taksës. Këshilla kam pasë në vazhdimësi me e heqë taksën, por nuk duhet me u heq deri në njohje’’./FaktePlus