Haradinaj: Do të punojmë e të integrohemi si shqiptarë
Kryetari i AAK-së, njëherit edhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj në një video mesazh ka bërë thirrje që të votohet në zgjedhjet e 6 tetorit.
Ai thotë se shqiptarët do të bashkohen edhe në familjen e madhe evropiane.
Haradinaj tutje thekson se partia e tij do të vazhdoë të jetë faqebardhë duke i shërbyer vendit.
“Më vjen mirë që tash me këtë plis të bardh, qysh është i bardh shqiptari edhe nera jonë, e fituara jonë nëpër shekuj, jo përveç që bashkohemi në Prishtinë, por e kemi të drejtën me u bashku edhe familjen tonë evropiane si shqiptarë me identitetin tonë me vlerat tona. Ju siguroj se si partia e plisit do të vazhdojmë me faqe të bardh me i shërbye vendit. Kur të vjen dita e 6 tetorit, të votojmë”, thotë Haradinaj në video mesazhin e tij./FaktePlus