Haradinaj: Do të krijojmë Policinë e Kryeqytetit
Kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj thotë se me marrjen e mandatit të tij njëra ndër çështjet të cilat do t’i implementojë do të jetë krijimi i Policisë së Kryeqytetit.
Haradinaj i ftuar në CONTEXT në ATV tha se kjo është mjaftë e nevojshme për arritjen sigurisë më të lartë në kryeqytet.
“Është mundësi shumë e artë ta gjelbërojmë jo vetëm kryeqytetit por edhe zonat periferike, sepse janë rreth 42 fshatra dhe po ta shohim, pyjet janë duke u shkatërruar shumë, operatorët ilegal janë permanent dhe fatkeqësisht kjo po ndodh në sytë e Policisë së Kosovës. Kjo është një prej arsyeve që pse duhet të formohet Policia e Kryeqytetit. Përveç sigurisë publike është edhe siguria në shkolla pasiqë shkojnë dhe shesin hashash aty, e që fëmija janë të rrezikuar çdo ditë, dhe kjo nuk duhet të lejohet,”– tha Haradinaj.
“Nuk po flasim që duhet ta bëjmë atë Kryeqytetin policorë, por duke e marr shembullin e Tiranës, janë të ri e të reja të kryeqytetit të cilët janë polic të lagjes që e njohin çdo banorë dhe që mund të them që minimalisht 80 përqind krijojnë siguri më të madhe, çoftë në shkolla, çoftë jetën e përditshme apo jetën e natës,”- shtoi ai.
Sipas Haradinajt, numri përafërsisht i policëve planifikohet të jetë nga 300 deri në 360.