Haradinaj: Di edhe gjëra të tjera se si Rama deshi ta ndajë Kosovën
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka folur për padinë për shpifje që ushtroi ndaj tij kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Haradinaj thotë se nuk e kishte pritur.
‘’Padia ndaj meje ishte përtej parashikimeve të mia. Nuk e kam lexu shkresën e tij, e di se çka e ka shty. Çdo deklaratë që e kam bërë, është e saktë dhe u qëndroj mbrapa. Ka edhe më shumë, por e kam kursy kombin. Di ende detaje rreth angazhimit të tij”, ka thënë Haradinaj.
‘’Përvoja ime me Ramën ka qenë jo e mirë’’, ka thënë Haraindja, sonte në ‘Çim Peka live’.
Kujtojmë se Rama e kishte paditur Haradinajn për shpifje, pasi ky i fundit e kishte akuzuar se bashkë me Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiq duan ta ndajnë Kosovën./FaktePlus