Haradinaj dhe Limaj të gatshëm ta formojnë qeverinë me LDK’në
AAK e Ramush Haradinaj të gatshëm të hyjnë në qeveri me LDK-në.
Albin Kurti po vazhdon të jetë kryeministër në detyrë.
Ai madje po refuzon të flasë për emrin e mandatarit në këtë periudhë, duke u arsyetuar se po po punojnë në luftimin e pandemisë.
E ish partneri i Kurtit në qëveri, LDK-ja, ka në plan që qeverinë ta bëjë me ish partitë e PAN-it, pos partisë demokratike.
Këtë edhe e ka konfirmuar në Pressing, numri dy i LDK-së.
Ani pse partia ku bën pjesë Veliu, kërkonte me ngulm që të hiqet taksa, në partinë e Haradinajt po shprehën të gatshëm për të bashkëqeverisur me LDK-në.
Por pak më i rezervuar po tregohet Fatmir Limaj.
Ai për T7 ka thënë se nuk kanë ndonjë kërkesë zyrtare nga LDK por ajo çka kërkojnë është që gjithçka të jetë e mbështetur në Kushtetutshmërinë e vendit.
Nderkaq në PDK qysh pas përfundimit të zgjedhjeve e kanë bërë të ditur se do të qëndrojnë në opozitë.
Albin Kurti dhe qeveria e tij u rrëzuan përmes mocionit ku 82 deputetë votuan pro.