Haradinaj deklarohet pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, tregon a mori mbështetje për koalicion me PSD-në
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konfirmuar koalicionin parazgjedhor me Partinë Social Demokrate, përcjell FaktePlus.
Ai pas mbledhjes së kryesisë së partisë ka thënë marrëveshja për koalicion është arritur me shumicë votash dhe me vetëm dy abstenime.
“Ka pasur plotë diskutime rreth kësaj, por është votuar me shumicë votash dhe tw gjithë kanë qenë për këtë bashkëpunim, e ka pasur vetëm dy abstenime për marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me PSD-në”. /FaktePlus
Mblidhet Këshilli Drejtues i AAK-së, shkak koalicioni i mundshëm me PSD-në