Haradinaj bën homazhe tek varri i Rugovës: I përjetshëm kujtimi për të
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova me rastin e 15-vjetorit të vdekjes së tij.
“Sot nderojmë vendin ku pushon trupi i tij. E vërteta është se Kosova dhe të gjithë ne, jemi mirënjohës për kontributin e tij për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës. Do të jetë i përjetshëm kujtimi për të dhe respekti. Lavdi”, ka thënë Haradinaj.