Haradinaj: Bashkë me njerëz të shtëpisë për Kosovën 100%
Mbi 50 anëtarë të rinj nga Prishtina i janë bahskuar sot Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur vet lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përcjell FaktePlus.
Haradinaj, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se këta të rinj i besojnë vizionit të AAK-së dhe udhëheqjes së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore.
Postimi i tij i plotë:
Janë të shumtë ata që ndajnë vlerat e Aleancës, që kanë dijen, guximin dhe përkushtimin që t’i shërbejnë vendit, me vendosmëri dhe logjikë zbatuese. Mirëseardhje mbi 50 anëtarëve të rinj nga Prishtina në Aleancë, të cilët i besojnë vizionit të saj dhe udhëheqjës së dëshmuar që garanton perspektivë zhvillimore. Bashkë me njerëz të shtëpisë për Kosovën 100%./FaktePlus/